Sport

Drama e Sala, Cardiff ‘ngre stekën’, kërkon nga Nantes 95 milionë euro dëmshpërblim

26 Prill 2022, 11:39 Nga DOSJA
Drama e Sala, Cardiff ‘ngre stekën’, kërkon nga Nantes 95

ANGLI-Cardiff i ka kërkuar Nantes 95 milionë euro dëmshpërblim për ndarjen nga jeta të Emiliano Sala. Motivi? Dështimi për të transferuar argjentinasin, gjë që çoi skuadrën e Cardiff në një kategori më poshtë në vitin 2019.

Shuma e kërkuar do të diktohej edhe nga fakti se Cardiff vlerëson se ata kanë humbur para për sa i përket të drejtave televizive, reklamave dhe sponsorizimeve.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vijon të vlerësojë nëse klubi britanik duhet t’i paguajë Nantes 18 milionë eurot e rënë dakord për transferimin duke qenë se marrëveshja ishte arritur. Cardiff gjithashtu e konsideron Nantesin përgjegjës për vdekjen e Sala, pasi agjenti i tij Ëillie McKay vendosi të përdorë avionin e aksidentit tragjik në emër të tij.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport emiliano sala premier league emiliano sala premier league

Sondazh

Poll