Sport

Ishte vendosur që nga qeveria e Thatcher, Anglia rikthen alkolin në stadiume pas 37 vitesh

26 Prill 2022, 10:27 Nga DOSJA
Ishte vendosur që nga qeveria e Thatcher, Anglia rikthen alkolin në

ANGLI-Tifozët e futbollit në Angli mund të lejohen të pinë alkool në tribunat e stadiumeve pas gati 37 vitesh mungesë. Sipas Daily Mail qeveria ka rënë dakord të rishikojë situatën aktuale ku konsumimi i alkolit është ndalur në 5 kategoritë më të mira të futbollit anglez që nga viti 1985, ku qeveria e Margaret Thatcher ndaloi konsumimin e alkolit.

Të hënën, qeveria dha dritën jeshile për zbatimin e një rregullatori të pavarur të futbollit, megjithëse nuk u përmend asnjë afat kohor se kur do të hynte zyrtarisht në fuqi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli margaret thatcher stadiumet angli margaret thatcher stadiumet

Sondazh

Poll