Sport

UEFA zbulon ‘mashtrimin’ e stadiumit të Liverpool, nuk do të jetë opsion për Euro 2028

26 Prill 2022, 10:33 Nga DOSJA
UEFA zbulon ‘mashtrimin’ e stadiumit të Liverpool, nuk do

ANGLI– Tashmë është konfirmuar se Britania e Madhe dhe Irlanda kanë fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Europian që do të mbahet në vitin 2028. Dy vendet ishin të parat që aplikuan në konkursin e hapur nga UEFA për të organizuar eventin më të madh. Turqia tërhoqi kandidaturën pasi dështoi në dy ofertat e fundit për të organizuar Euro 2016 dhe 2024, ndërsa oferta e planifikuar e Rusisë nuk u mor parasysh nga UEFA. Megjithatë, një lajm negativ ka mbërritur për Anglinë, pasi nuk do të mund të përdorë një nga stadiumet e saj më tërheqës dhe të veçantë si “Anfeild Road” i Liverpool.

Ka qenë ky vendimi i UEFA-s, i cili lidhet me gjatësinë e fushës së Anfield, që sipas standartit të UEFA-s duhet të jetë 105 metra i gjatë dhe 68 metra i gjerë. Me gjerësinë në Anfield janë në rregull, por, gjatësia është 101 metra dhe nga standardi i shtëpisë së futbollit europian, mungojnë katër metra të cilat bëjnë diferencën ndërsa fusha nuk mund të improvizojë një tjetër gjatësi edhe për shkak se nuk mund të shtyhet më tej tribuna e tifozëve.

Tashmë, shpresa e vetme për qytetin e Liverpoolit që të mirëpresë ndeshje të Euro 2028 është stadiumi i ri që po ndërton Everton dhe që do të përmbushë të gjithë parametrat për të pritur ndeshje të Europianit. Ky stadium pritet të jetë gati në sezonin 2024-2025.

 E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anfield liverpool anfield liverpool

Sondazh

Poll