Sport

Giorgio Chiellini tërhiqet nga kombëtarja: “E fundit me Argjentinën!”

26 Prill 2022, 09:47 Nga DOSJA

ITALI – Giorgio Chiellini bëri të ditur lamtumirën e tij me kombëtaren: “Në moshën 38-vjeçare është normale të ndalosh dhe të kuptosh gjërat. Nëse jam mirë, do të luaj dhe do t’i them lamtumirë kombëtares në “Wembley”, ku arrita kulmin e karrierës me “azzurrët”. Një ndeshje festive si ajo me Argjentinën, për mua do të jetë e fundit me Italinë, jam i sigurt. Le të lëmë vend për djemtë që janë të mirë”. 

Kombëtarja e Italisë do të përballet me Argjentinën më 1 qershor në edicionin e parë të finales, një kupë e krijuar nga UEFA, për të përballur fituesit e Kampionatit Europian ndaj kampionëve të Amerikës së Jugut.

Mbrojtësi i Juventusit, duke folur për “Dazn” pas Sassuolos, la dyshime edhe për të ardhmen e tij si futbollist: “Kalimi në vendin e katërt është i rëndësishëm, finalja e Kupës së Italisë, pastaj do ta mendoj me dy familjet e mia, atë në shtëpi dhe atë në klub, ​​çfarë do të bëjmë vitin tjetër”. 

Për Chiellinin, i cili në vitin 2018 kishte trashëguar shiritin e kapitenit nga Buffon, miqësorja me Argjentinën do të ishte ndeshja e 117-të me fanellën “azzurre” (21 si kapiten), me të cilën ka shënuar edhe 8 gola që nga viti 2004.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “azzurrët” mposhtën 3-2 anglinë chiellini dhe bonucci e zhvilluar në “wembley” të londrës lamtumirën e tij me kombëtaren “azzurrët” mposhtën 3-2 anglinë chiellini dhe bonucci e zhvilluar në “wembley” të londrës lamtumirën e tij me kombëtaren

Sondazh

Poll