Sport

Inter, Marotta tenton surprizën e madhe, synon lojtarin e Barçës për të zëvendësuar Vidal

26 Prill 2022, 11:27 Nga DOSJA
Inter, Marotta tenton surprizën e madhe, synon lojtarin e

ITALI- Inter pas Miralem Pjanic. Gazeta spanjolle Mundo Deportivo tregon planin e klubit zikaltër për të transferuar mesfushorin boshnjak. Pas eksperiencës së tij si i huazuar te Besiktar, lojtari në verë do të rikthehet te Barcelona por jo për të qëndruar në Spanjë.

Klubi ka ndërmend t’i gjej lojtarit një destinacion përfundimtar, edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2024. Tek Inter Pjanic ka një admirues të madh, drejtorin e klubit Giuseppe Marotta, i cili e solli lojtarin nga Roma te Juventus.

Në skuadrën e Interit, Pjanic do të zinte vendin e Vidalit, ndonëse me karakteristika të ndryshme. Kiliani do të mbushë së shpejti 35 vjeç dhe, sipas Mundo Deportivo, nuk do të jetë më pjesë e planeve të Simone Inzaghit, pavarësisht se Inter ka një klauzolë që i lejon të zgjasë kontratën edhe për një sezon.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona inter marotta barcelona inter marotta

Sondazh

Poll