Sport

Nuk i ndahen dëmtimet, mbrojtësi Dest mbyll sezonin për Barçën…

26 Prill 2022, 09:24 Nga DOSJA
Nuk i ndahen dëmtimet, mbrojtësi Dest mbyll sezonin për

SPANJE – Lajm i keq për Sergiño Dest. Barcelona ka njoftuar nëpërmjet një deklarate mjekësore se anësori amerikan ka “pësuar një dëmtim në tendinin e kofshës së djathtë”. Lojtari ishte titullar në humbjen e Barçës kundër Rayo Vallecano, por nuk ishte në gjendje ta përfundonte ndeshjen.

Desti nuk ka shumë fat me dëmtimet. Pasi ishte rikuperuar nga dëmtimi që e la jashtë fushës për disa javë pas duelit ndaj Galatasaray, amerikani duhet të kalojë sërish në infermieri.

Dëmtimet po i pengojnë vazhdimësinë dhe kjo po ndikon në performancën e tij. Para dëmtimit të parë, Dest kishte arritur të përmbyste situatën dhe po shijonte minuta cilësore nën drejtimin e Xavit, i cili nuk hezitoi ta lavdëronte.

Ndaj Rayos nuk u realizua performanca e tij më e mirë, por iu desh të hynte gradualisht sërish në ekip. Megjithatë, dëmtimi i ri do ta detyrojë atë të ndalet. Pavarësisht se klubi nuk e ka specifikuar se sa do të jetë larg fushës, sipas ‘Jijantes’, amerikani do të ishte jashtë për katër deri në gjashtë javë, që do të thotë se do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona është serioze barcelona frikësohet sergiño dest barcelona është serioze barcelona frikësohet sergiño dest

Sondazh

Poll