Sport

Napoli, tronditet pankina e Spalletit; De Laurentiis mendon për tri alternativa

26 Prill 2022, 10:50 Nga DOSJA
Napoli, tronditet pankina e Spalletit; De Laurentiis mendon për tri

ITALI-Humbja ndaj Empolit ka tronditur pozitat e Luciano Spalletit. Tekniku ende gëzon respektin e presidentit Aurelio De Laurentiis, por kjo nuk do të thotë se e ardhmja e trajnerit është e sigurt. Spalletti ka edhe një vit kontratë dhe përfiton 3 milionë euro neto (pra 6 bruto), për t’i shtuar rrogës së çdo trajneri të ri.

Presidenti i klubit të Napolit pëlqen profilet e Vincenzo Italiano-s, Gian Piero Gasperini-t dhe Roberto De Zerbi-t. Për trajnerin e Fiorentinës duhet paguar një klauzolë që shkon deri në 10 milionë euro, shifër vërtetë e lartë.

Ndryshimi i pronësisë te Atalanta mund të sjellë largimin e trajnerit Gasperini. Në fund De Zerbi, tekniku mund të lirohet lehtë nga Shakhtar Donetsk duke pasur parasysh luftën në Ukrainë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport napoli spalleti napoli spalleti

Sondazh

Poll