Sport

Grabitja/ Jo vetëm bizhuteri, fanellës së firmosur nga Totti nuk i rezistojnë as hajdutët

26 Prill 2022, 11:15 Nga DOSJA
Grabitja/ Jo vetëm bizhuteri, fanellës së firmosur nga Totti nuk

ITALI- Si do të reagonit nëse nuk do të gjenit më fanellën me autograf të idhullit tuaj kur hyni në shtëpi? Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në provincën e Firences, në Vinci, ku një grua ka denoncuar ngjarjen në polici.

Hajdutët, sipas asaj që ka treguar i zoti i shtëpisë, do të kishin hyrë në shtëpi duke thyer një gotë dhe përveç fanellës me numrin 10 të firmosur personalisht nga ish-kapiteni i Romës, kanë marrë edhe disa bizhuteri me vlerë. Pak gjëra në krahasim me fanellën e Tottit, shumë më të çmuara të paktën në nivel emocional. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport roma totti roma totti

Sondazh

Poll