Sport

Milan-Investcorp, pritet “tym i bardhë”, firmat në fund të sezonit…

26 Prill 2022, 10:13 Nga DOSJA
Milan-Investcorp, pritet “tym i bardhë”, firmat në fund

ITALI – Milani po afrohet me Investcorp. Negociatat mes fondit të Bahreinit dhe Elliott po ecin me shpejtësi, aq sa mbyllja duket se është vërtet një hap larg. Ka shenja të një “tymi të bardhë” të afërt me kujdesin e duhur, analiza e llogarive të klubit kuqezi është në vazhdim e sipër, ndërsa një tjetër ekip po punon për planin e biznesit.

Pasi të ketë përfunduar kontrolli i bilancit, do të vazhdohet me nënshkrimin, që është hapi teknik në të cilin do të fiksohet vlera e operacionit.

Shifrat janë gjithmonë ato që dihen tashmë: një marrëveshje për 1.1 miliardë euro. Nënshkrimet duhet të mbërrijnë në fund të sezonit për të mos destabilizuar skuadrën në garë për “scudetton”.

Pothuajse çdo gjë e përcaktuar, nëse nuk ka pengesa, marrëveshja do të realizohet dhe Milani do të shndërrohet në pronë të fondit Investcorp. Pronarë të rinj që dëshirojnë të investojë te kuqezinjtë, duke i rikthyer ata në “Top 10” klubet europiane, si në fushë ashtu edhe për sa i përket qarkullimit dhe të ardhurave. Shumë do të varet nga projekti i stadiumit me AC Milan, ende në pritje të dritës jeshile nga bashkia e qytetit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 16 dhjetori ditelindja e milanit arsyet e lamtumirës së tij nga milani blerja e re e milanit 16 dhjetori ditelindja e milanit arsyet e lamtumirës së tij nga milani blerja e re e milanit

Sondazh

Poll