Sport

Divorci në horizont: Frenkie De Jong mendon largimin nga Barça…

26 Prill 2022, 08:59 Nga DOSJA

SPANJE – E ardhmja e Frenkie de Jong aktualisht është e panjohur dhe vazhdimësia e tij për sezonin e ardhshëm te Barcelona, nuk është aspak e garantuar. Pavarësisht se në deklaratat e tyre të fundit, si Xavi Hernández, ashtu edhe vetë lojtari, sigurojnë se lidhja do të vazhdojë edhe përtej kësaj vere, realiteti nuk është aq i qartë.

Holandezi deklaroi para ndeshjes kundër Galatasaray: “Ndihem rehat, dua të vazhdoj te Barça dhe të përmirësohem”. Mirëpo tani mendimi i tij ka ndryshuar.

Frenkie De Jong nuk është më aq rehat në klub dhe nuk e përjashton largimin gjatë verës. Ai nuk është i kënaqur me atë që po ndodh këtë sezon. Është e vërtetë që Xavi gjithmonë flet me superlativa për të, por vendimet nuk i vërtetojnë fjalët e tij.

Në 27 ndeshjet e fundit, që holandezi ka luajtur me trajnerin Xavi Hernandez, ka përfunduar në fushë vetëm shtatë. Shumë pak për një futbollist që duhet të jetë titullar i padiskutueshëm dhe të luajë praktikisht gjithçka. Prandaj për të edhe klubi katalan ka paguar 75 milionë euro.

Ka nisur të bëhet zakon, që kur të mbarojnë 60 minutat e lojës, ai të zëvendësohet. Në ato 27 ndeshje të cituara më sipër, ai është zëvendësuar 14 herë. Kështu ndodhi edhe të dielën e kaluar ndaj Rayos, teksa mesfushori holandez shkoi në dhomat e zhveshjes dukshëm i zemëruar. Ai nuk ishte një zemërim i çastit…

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport frenkie de jong dhe burak yilmaz një lajm i mirë ky për xavi hernandez frenkie de jong dhe burak yilmaz një lajm i mirë ky për xavi hernandez

Sondazh

Poll