Sport

Sporting dominon ndaj Boavistas dhe i bën presion Portos, 6 pikë larg!

26 Prill 2022, 04:52 Nga DOSJA

PORTUGALI – Pas humbjes së papritur të Portos në Braga (0-1) gjatë ditës më herët, kryeqytetasit e Sportingut pati mundësinë të afrohej këtë të hënë në mbrëmje me gjashtë pikë prapa liderëve të kampionatit.

Skuadra e Lisbonës nuk gaboi dhe nuk u lodh shumë për të fituar në fushën e Boavistas (3-0). Nunes hapi rezultatin (37’), përpara një autogoli nga Abascal (58’) dhe Tabata shënoi golin e tretë nga pika e bardhë (83’).

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionatit portugez, Sporting ende mund të ëndërrojë për titullin, të cilin e fitoi sezonin e kaluar. Ai renditet i dyti me vetëm 6 pikë më pak se sa Porto që kryeson.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “dragao” të portos stadiumi i sporting lisbon “dragao” të portos stadiumi i sporting lisbon

Sondazh

Poll