Sport

Sadiku, ish-sulmuesi kuqezi, do të mungojë kundër ish-skuadrës së tij…

26 Prill 2022, 08:35 Nga DOSJA
Sadiku, ish-sulmuesi kuqezi, do të mungojë kundër

SPANJE – Trajneri García Pimienta do t’i duhet ta rikompozojë njëmbëdhjetëshen e tij fillestare për sfidën ndaj Málagas kësaj të premteje. Arsyeja është se Armando Sadiku u ndëshkua me kartonin e pestë të verdhë sezonal në Ibiza… dhe për rrjedhojë, nuk do të mund të luajë kundër ish-skuadrës së tij.

Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi të Shqipërisë, e privon veten nga një ndeshje e veçantë për të. Ai luante për Malaga-n kur shpërtheu në Spanjë. Në “La Rosaleda” Sadiku shënoi 13 gola në sezonin 2019/20, një shifër kjo që i hapi dyert sulmuesit shqiptar te UD Las Palmas.

Kur sulmuesi shqiptar pa kartonin e verdhë në “Can Misses”, ai e dinte se nuk do të luante në ndeshjen e radhës. E dinte edhe trajneri García Pimienta, i cili pas pushimit aktivizoi lojtarin që do të zërë vendin e shqiptarit: Rafa Mujica.

Pozicioni i qendërsulmuesit ka qenë një nga më të diskutuarit këtë sezon. Sadiku, në 21 ndeshje që ka zhvilluar deri tani ka shënuar vetëm 4 gola, duke dëshmuar të drejtën e drejtorit sportiv, i cili nuk ishte kundër nënshkrimit me sulmuesin shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armando sadiku armando sadiku prane aris las palmas armando sadiku armando sadiku prane aris las palmas

Sondazh

Poll