Sport

Bie miti i pathyeshmërisë. Pas 58 ndeshjeve pa humbje, Porto bie në Braga…

26 Prill 2022, 05:10 Nga DOSJA

PORTUGALI – Porto nuk kishte humbur asnjë ndeshje në kampionatin portugez që nga 30 tetori 2020 (2-3, kundër Paços de Ferreira). Por seria e fitoreve të tyre përfundoi të hënën, me një disfatë ndaj Bragas (0-1).

Të pamposhtur në 58 takimet e fundit, futbollistët e Sergio Conceiçao u befasuan nga një gol i Ricardo Horta (54’) dhe nuk arritën të barazojnë, pasi shpërdoruan edhe dy penallti.

Miti i pathyeshmërinë së Portos të hënën në mbrëmje u thye. Kur kanë mbetur edhe tri javën nga përfundimi i kampionatit, Porto kryeson me 82 pikë dhe ndiqet me 6 pikë më pak nga kampionët e sezonit të kaluar Sporting i Lisbonës.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “dragao” të portos sergio conceiçaos “dragao” të portos sergio conceiçaos

Sondazh

Poll