Politike

Paloka sulmon Ramën: Kur të vjen ngordhja, vjen me të gjitha e nuk ke ç’ti bësh më

22 Shkurt 2019, 08:52 Nga DOSJA
Paloka sulmon Ramën: Kur të vjen ngordhja, vjen me të gjitha e

TIRANË- Deputeti i dorëhequr i Partisë Demokratike, një kohësisht dhe nënkryetari Kuvendit, Edi Paloka ka reaguar sërish kundër Edi Ramës.

Në një postim në mediat sociale Paloka ka komentuar deklaratat e Ramës të bëra në kondrencën e djeshme, duke thënë se  opzita ka frikë nga drejtësia prandaj dorëzoi mandatet.

Ish-deptueti i PD shton se argumentat e Ramës janë bërë bajate dhe qesharak që kanë dalë boje me kohë.

“Kur vjen ngordhja, vjen me te gjitha e nuk ke c’ti besh me.Propaganda dhe mashtrimi ishin “armet” e forta te Rames qe ne fillim. Ato ishin te vetmet arme qe i mbeten pas pak kohe qe ishte ne pushtet. Tani i jane shkrehur te gjitha. Eshte bere bajat dhe qesharak me perseritjen e “argumentave” qe eshte pak te thuhet se kane dale boje me kohe.

“Opozita dorzoi mandatet se ka frike nga drejtesia”- thote

Pra ne qe dorzojme mandatet dhe imunitetin , kemi frike nga drejtesia.

Nderkohe ai qe, megjithse ka kapur cdo hallke te shtetit dhe drejtesise, con ne Parlament ligj qe i ben te paprekshem deputetet dhe pushtetaret nga drejtesia ( i trembur nga rasti Tahiri), nuk ka frike nga drejtesia…

“Duan te pengojne hapjen e negociatave”-thote. Po ti mbushe dynjane qershorin e kaluar se negociatat u hapen dhe opozita mashtronte kur thonte qe negociatat nuk ishin hapur. Shalsi ne studio me ftoi mua “te festonim sebashku” per hapjen e negociatave. E pasi nuk e mbajtet dot gjate mashtrimin e trashe se negociatat ishin hapur, sajuat nje variant tjeter( po aq te trashe ne fakt) se vendimi ishte marre dhe ishte i sigurt, po nenshkrimi do behej nje vit me vone, pra kete qershor. Atehere cfare negociatash po pengojme ne ?!!

E verteta eshte se negociatat as jane hapur e as nuk do hapen dhe kjo ju eshte bere e ditur perpara se opozita te merrte vendimin per djegien e mandateve(une kam bere dhe nje status per kete pikerisht diten qe kancelarite kane njoftuar se nuk ka hapje negociatash per kete qeveri as ne qershor). Po kur te vjen ngordhja te vjen me te gjitha e nuk ke c’ben”, shkruan Paloka.

Edi Rama ka mbajtur ditën e djeshme një konferencë (Lexo këtu) ku komentoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe tha që ky është një akt shumë i rëndë. Gjatë ditës së djeshme opozita e bashkuar zhvilloi një protestë para Kuvendit (Lexo këtu) dhe në ëprfundim të saj dorëzoi mandatet në Kryesinë e Kuvendit.   

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve edi paloka edi rama protesta e opozites djegia e mandateve edi paloka edi rama protesta e opozites

Sondazh

Poll