Politike

Deputeti i PS flet për protestën e opozitës: Ishte tubim i mirë, por Rama nuk rrëzohet (VD)

22 Shkurt 2019, 07:31 Nga DOSJA
Deputeti i PS flet për protestën e opozitës: Ishte tubim i

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, ka folur për protestën e opozitës e zhvilluar para Kuvendit duke thë se se ishte një tubim i mirë.

Ndreu gjatë fjalës së tij theksoi se protesta e djeshme e opozitës ishte në numra më e vogël se ajo e 16 shkurutit.

“Kjo protestë ishte inspiruar me idenë se Edi Rama do të binte. Nuk bie kurrë qeverisja. Ne e kemi provuar. Sot (dje) ishte një protestë e mirë, por më pak se ajo e disa ditëve më parë. Protesta tjetër do jetë më pak. Protesta e nesërme nuk do të jetë si e sotme. Liderët e opozitës kanë bërë operacion plastik, por truri është ai që ka qenë nga 2005 deri në 2013. Nuk mundet që kjo elitë të na kërcënojë ne në qeverisje. Këtu ka vetëm një tmerr; SPAK-un”, u shpreh deputeti i Lezhës.

Ditën e djeshme opozita e bashkuar mbajti një protestë para Parlamentit, ku në fund shkuan dhe tek Kryesia e Kuvendit dhe dorëzuan mandatet. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, të cilat të jenë të lira dhe të ndershme dhe largimin e Edi Ramës si Kryeminsitër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 shkurt 2019 pjerin ndreu protesta e opozites protesta ishte e mire rrezimi i rames 21 shkurt 2019 pjerin ndreu protesta e opozites protesta ishte e mire rrezimi i rames

Sondazh

Poll