Politike

Protesta e opozitës/ Kryemadhi ‘ankohet’ për gazin, Bollino: U aprovua kur ishit pjesë e qeverisë (VD)

21 Shkurt 2019, 22:04 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Kryemadhi ‘ankohet’ për gazin,

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe gazetari Carlo Bollino kanë pasur një debat gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”. Kjo pasi Bollino, i kujtoi Kryemadhit kohën kur LSI-ja bashkëqeveriste me kryeministrin Edi Rama.

Teksa Kryemadhi akuzonte Ramës se kishte përdorur gaz të dëmshëm, gazetari i kujtoi se përdorimi i tij u aprovua në kohën që LSI ka qenë në pushtet, duke i kujtuar edhe aleancën me Ramën.

Pjesë nga debati:

Carlo Bollino: Lloji i gazit i përdorur tek kryeministria, është aprovuar kur ju keni qenë në pushtet. Ju nuk mund të ankoheni sepse keni qenë pjesë e qeverisë.

Monika Kryemadhi: Kam qenë pjesë e qeverisë, por, Carlo uroj të marrësh pjesë në mbledhjet e qeverisë së Edi Ramës se cfarë bën. Ministrat tanë na thanë që nuk është miratuar, por është firmosur në mënyrë të paligjshme.

Carlo Bollino: Nuk mund të thoni për cdo gjë që nuk ju përlqen, që është e paligjshme.

Monika Kryemadhi: Dashurinë për Edi Ramën nuk e tregoni duke etiketuar protestëm

Carlo Bollino: Të lutem ti ke qenë aleate me Edi Ramën, unë nuk kam qenë kurrë aleat. Unë jam thjesht gazetar.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike carlo bollino edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt carlo bollino edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll