Politike

“PD do zhduket, LSI do zbehet”, Vasili-Baton Haxhiut: Nuk e ha… levrekun kot sa krahu

22 Shkurt 2019, 07:48 Nga DOSJA
“PD do zhduket, LSI do zbehet”, Vasili-Baton Haxhiut: Nuk e

Së fundmi gazetari Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të fortë  në emisionin “Open”  ku u shpreh se se LSI “do zbehet” dhe se PD “do të zhduket” si parti dhe se të dyja këto forca politike mund të zëvendësohen nga partia e Vetëvendosjes.

“Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të ndërtohet paas një muaj ose dy muaj. Mund të jetë Vetëvendosja. Dorëheqja i lë hapësirë Vetëvendosjes për të qene pjesë e jetës politke në Shqipëri. Dhe nuk janë të paktë njerëzit që janë të gatshëm për të formuar një parti politike shumë shpejt. Partitë si LSI dhe PD, njëra do zbehet, tjetra do zhduket, sepse shqiptarët do kërkojnë dicka të re”, eshte shprehur Baton Haxhiu.

Por ka reaguar Petrit Vasili i cili shprehet me ironi ndaj Batonit:  “Dëgjojeni këtë Batonin, nuk e ha…levrekun kot sa krahu ky”. Duhet të themi  debate të shumta ka pasur dje në studiot televizive pas protestës së opozitës. (lexo këtu)

Për protestën kryeministri Edi Rama u shpreh se  opozita e ka humbur logjikën dhe nuk ndërmerr më veprime në favor të qytetarëve, pasi i ka zënë frika e drejtësisë së re. Gjithashtu Rama i ka dhënë fund aludimeve për zgjedhje të parakohshme. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike “pd do zhduket baton haxhiu lsi do zbehet" petrit vasili “pd do zhduket baton haxhiu lsi do zbehet" petrit vasili

Sondazh

Poll