Sport

UEFA ndryshon rregullat e Conf.League, ja çfarë do të ndodhë në gjysmëfinale dhe finale

22 Prill 2022, 17:34 Nga DOSJA
UEFA ndryshon rregullat e Conf.League, ja çfarë do të

EUROPË- UEFA ka komunikuar vendimin e saj duke zyrtarizuar futjen e VAR edhe në Conference League. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga institucioni i futbollit europian. Turneu i tretë evropian i rezervuar për klubet që ka nisur këtë sezon nuk kishte në dispozicion teknologjinë si në fazën e parë ashtu edhe në fazën eliminatore, përfshirë edhe raundin e 16-të.

Katër skuadrat që mbeten në garë për finalen në Tiranë,më 25 maj, në ‘Air Albania’ (22,000 vende), janë Roma, Leicester, Feyenoord dhe Olympique Marseille. Skuadra e Mourinhos do të luajë ndeshjen e parë në Angli të enjten e ardhshme dhe ndeshjen e kthimit në Olimpico më 5 maj. Të njëjtat data edhe për ndeshjen tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conference league uefa conference league uefa

Sondazh

Poll