Sport

Akte pedofilie: presidenti i Federatës së Gabonit vihet në pranga…

22 Prill 2022, 13:48 Nga DOSJA
Akte pedofilie: presidenti i Federatës së Gabonit vihet në

GABON Presidenti i Federatës së Gabonit (Fegafoot) u arrestua nga policia në Libreville të enjten, si pjesë e një hetimi për mosraportimin e sulmeve të supozuara seksuale kundër qindra fëmijëve,- tha një zyrtar i lartë për AFP të premten, përgjegjës për Fegafoot.

“Pierre-Alain Mounguengui është në paraburgim policor që nga e enjtja, në lidhje me fshehjen rastit të abuzimit seksual”,- tha ky zyrtar i lartë i Fegafoot, i cili kërkoi anonimitetin.

Sipas gazetarit francez Romain Molina, në origjinën e zbulimeve në fund të dhjetorit mbi faktet e pedofilisë që prekin sportin gabonez, Pierre-Alain Mounguengui akuzohet “për fshehjen e sulmeve të supozuara të kryera nga Patrick Assoumou Eyi” .

I akuzuar për sulme të dyshuara seksuale ndaj qindra fëmijëve, Patrick Assoumou Eyi u arrestua në fund të dhjetorit nga policia e Gabonit, pasi ishte paraqitur një ankesë për “akte të pedofilisë”. Ministri i Sporteve Franck Nguema tha, ende në dhjetor, se Patrick Assoumou Eyi “do të kishte abuzuar me qindra djem të rinj gjatë kryerjes së detyrave të tij”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport akte të pedofilisë akuzat për pedofili patrick assoumou eyi pedofili 72-vjeçar akte të pedofilisë akuzat për pedofili patrick assoumou eyi pedofili 72-vjeçar

Sondazh

Poll