Sport

Gjermani Rangnick mbështet Ten Hag: “Eshtë një zgjedhje e mirë!”

22 Prill 2022, 13:28 Nga DOSJA
Gjermani Rangnick mbështet Ten Hag: “Eshtë një zgjedhje e

ANGLI – Ralf Rangnick, trajneri i Manchester United, mendon se klubi ka bërë mirë që ka vënë bast dhe përzgjedhur trajnerin Erik ten Hag për të marrë komandën teknike të skuadrës së “Djajve të Kuq” nga sezoni i ardhshëm.

“Unë nuk e njoh atë personalisht, por nga ajo që kam parë te Bayern dhe Ajax, më pëlqen futbolli i tij. Unë besoj se, duke bërë një para-sezon dhe me mundësinë për të ndërtuar dhe formëzuar ekipin, ne do të shohim Manchester United të vërtetë sezonin e ardhshëm. 

E dija se ai ishte një nga kandidatët dhe u thashë zyrtarëve të klubit, se do të ishte një zgjedhje e mirë. Besoj se është një zgjedhje e mirë”,- tha gjermani në një konferencë për shtyp.

Trajneri Erik ten Hag, që aktualisht drejton Ajax Amsterdam, ka nënshkruar me Manchester United një kontratë trevjeçare, por detajet akoma nuk janë publikuar. Ralf Rangnick mori detyrën e trajnerit të përkohshme në fund të nëntorit të vitit të kaluar, pasi Solskjaer u shkarkua.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 'jo' manchester united kaos te manchester united trajneri i manchester united 'jo' manchester united kaos te manchester united trajneri i manchester united

Sondazh

Poll