Sport

Barça në alarm! Araujo është i dëmtuar, ndërsa Pique nuk është 100 për qind

22 Prill 2022, 08:52 Nga DOSJA

SPANJE – Probleme për Xavi Hernandez. Ndeshja dhe fitorja ndaj Real Sociedad kishte kosto të lartë për Barcelonën. Gjatë dhe në përfundim të saj, janë dëmtuar katër mbrojtësit titullarë katalanas.

Araujo u desh të kërkonte zëvendësimin në minutën e 55-të për shkak të shqetësimit në gju, ndërsa Alba u desh të trajtohej në krahun e tij pikërisht në atë moment.

Këtyre u shtohet fakti se Pique pati probleme gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Dani Alves u largua nga fusha i shoqëruar nga mjekët.

Araujo vuri dorën në gjurin e tij të djathtë dhe kërkoi zëvendësimin, por uruguajanit iu desh të mbronte një sulm të fundit nga Real Sociedad. Pas tij, futbollisti u shtri në tokë me shenja dhimbjeje të dukshme. Eriku, i cili tashmë ishte duke u ngrohur për disa minuta, hyri në fushë.

E ndërsa Araujo u zëvendësua, Alba duhej të kujdesej për skuadrën. Katalanasi vuri re disa probleme fizike dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore, megjithëse mundi të vazhdonte në fushë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport braziliani deshiron barcelonen një lajm i mirë ky për xavi hernandez rinovim me barcelonën braziliani deshiron barcelonen një lajm i mirë ky për xavi hernandez rinovim me barcelonën

Sondazh

Poll