Sport

Skenari i bujshëm/ Ndryshimet në rolet ekzekutive, Conte gati të rikthehet te Juventus

20 Prill 2022, 10:59 Nga DOSJA
Skenari i bujshëm/ Ndryshimet në rolet ekzekutive, Conte gati të

ITALI- John Elkann po mendon një ndryshim që prek presidencën e Juventusit dhe rolet e tjera ekzekutive. Andrea Agnelli dhe Nedved janë dy personazhet që mund t’i japin lamtumirën skuadrës së Juventusit, me Del Piero-n i gatshëm të rikthehet dhe të nisë një aventurë të re. Ndryshimet në nivelet më të larta, megjithatë, mund të shqetësojnë edhe aspektin teknik me një ndryshim të bujshëm në stol.

Max Allegri ka një kontratë deri në vitin 2025. Një shkarkim nuk do të ishte surprizë, pasi tekniku nga Livorno mund të pranojë një ofertë të PSG. Allegri, në të kaluarën refuzoi Real Madrid, por sitauta tani ka ndryshuar. Nëse do të ketë një ndryshim të presidencës, atëherë Conte mund të rikthehej te Juventus.

Trajneri nga Lecce ishte gati të rikthehej në verën e 2019-ës, por vetoja e presidentit çoi në zgjedhjen e Sarrit. Në rast të një drejtuesi të ri të lartë, Conte do të ishte i lumtur të rikthehej, madje duke hequr dorë nga paga e lartë që po i garanton Tottenham dhe duke ndërprerë një kontratë që e lidh atë me londinezët deri në qershor të vitit 2023, me një opsion për vitin e ardhshëm, në 17.6 milionë euro në sezon (rreth 15 milionë paund).

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte juventus conte juventus

Sondazh

Poll