Sport

Tifozët e Liverpool mbështetën CR7, vjen reagimi i familjes së portugezit; Nuk do ta…

20 Prill 2022, 10:42 Nga DOSJA
Tifozët e Liverpool mbështetën CR7, vjen reagimi i familjes

ANGLI-Cristiano Ronaldo ishte mungesa e madhe e Liverpool-Manchester United. Fatkeqësisht, kampioni portugez, u detyrua të humbasë supersfidën, për shkak të dramës familjare që i ndodhi. Në takimin e javës së 30-të, rivaliteti u harrua. Tifozët e Liverpool dhe ata të United kishin planifikuar të bashkoheshin në një duartrokitje të vetme dhe të zgjatur në minuten e 7. Motra e Ronaldos shprehu emocionet e saj brenda natës duke publikuar pamjet e gjestit në rrjetet sociale dhe duke shkruar: ‘Faleminderit për këtë Liverpool. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëtë sot.’

Një mënyrë për të ngushëlluar Ronaldon, duke u solidarizuar në një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Në realitet, ajo që ndodhi doli përtej çdo pritshmërie. Në fakt, i gjithë stadiumi i Liverpool-it u çua në këmbë dhe filluan duartrokitjet së bashku me korin historic të klubit, ‘You’ll never walk alone’.

Momente emocionuese pra në Anfield për një atmosferë vërtet magjike, një nga më të bukurat dhe më domethënëse të sezonit, e aftë për të lënë në hije futbollin e luajtur.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool manchester united ronaldo liverpool manchester united ronaldo

Sondazh

Poll