Sport

Chelsea mund të ketë pronar një kolumbian, por edhe një indian!

20 Prill 2022, 05:10 Nga DOSJA
Chelsea mund të ketë pronar një kolumbian, por edhe një

ANGLI – Të gjitha problemet e shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës kanë prekur rëndë Chelsean. Roman Abramovic është detyruar të shkëputet nga klubi anglez dhe tashmë ka palë të interesuara për të marrë pronësinë e klubit londinez.

Ka një grup investimi, që po përpiqet të marrë drejtimin e “bluve” të Londrës, ku në mes të tyre ka një kolumbian.

Sipas informacioneve nga “Sky Sports”, Sir Martin Broughton, ish-president i Liverpool dhe British Airways, po bashkon një ekip entuziastësh për të blerë ekipin. Mes tyre do të ishte edhe kolumbiani Alejandro Santo Domingo, djali i manjatit Julio Mario Santo Domingo.

Aktualisht, ky biznesmen është pjesë e bordit të drejtorëve të AB InBev, e njohur ndryshe si Anheuser-Busch, e cila ka një perandori të tërë prodhuese në mbarë botën. Përveç kësaj, ka edhe pasuri të tjera të mëdha në media në Kolumbi.

Informacioni i zbuluar, tregon se Santo Domingo do të hynte në biznes, së bashku me sipërmarrës të tjerë, si indiani Vivek Ranadive dhe amerikanët Josh Harris dhe Dave Blitzer. Përveç këtij konsorciumi që kërkon kontrollin e Chelseas, janë edhe dy grupe të tjera biznesmenësh të interesuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas chelsea dhe trajneri tuchel largimi i roman abramovich nga chelsea “blutë” e chelseas chelsea dhe trajneri tuchel largimi i roman abramovich nga chelsea

Sondazh

Poll