Sport

E godasin me pistoletë, grabitësit i bëjnë ‘pritë’ boksierit dhe bashkëshortes së tij

20 Prill 2022, 08:55 Nga DOSJA

ANGLI – Një boksier britanik ka treguar se ai u tremb për vdekje, kur grabitësit i zunë pritë në qendër të Londrës për t’i marrë orën luksoze “Franck Muller Chronograph”, para se të arrinte të shpëtonte bashkë me gruan e tij të tronditur Faryal Makhdoom.

Ngjarja ka ndodhur javën që shkoi në zonën relativisht të qetë, në lindje të Londrës. Duke folur për të përditshmen “Daily Mail-Online”, Khan tha: “Ishte errësirë dhe ky burri erdhi te unë fillimisht, mendova se ishte ndonjë shok që po bënte një shaka.

Por më pas ai nxjerr pistoletën dhe ma ngjesh në fytyrë. Unë mendova: ‘Ky është fundi, tani do të vdes’. Kisha frikë për gruan e fëmijët e mi, mendoja se nuk do t’i shihja më kurrë”.

Ish-kampioni i botës thotë, se e njeh identitetin e personit që beson se ka orkestruar grabitjen dhe për këtë ka informuar policinë. Sot, bashkëshortja e tij, Faryal, postonte një video të dy gangsterëve të maskuar që dilnin nga një Mercedes para se të sulmonin çiftin dhe të merrnin orën e veshur me diamante të boksierit.

Khan tregon se i kishte shkuar në mendje të sulmonte, duke u përpjekur të çarmatoste grabitësin, por me mendjen te gruaja Faryal, që ishte disa hapa prapa tij, nuk bëri asnjë veprim: “Mbaroi shumë shpejt, grabitësit thërritën ‘Më jep orën’, unë nuk fola më, vetëm e hoqa nga kyçi dhe ia zgjata”.

Boksieri thotë se gjithçka ndodhi restorantin “Sahara Grill” në Leyton, ku ata shkuan për të thyer agjërimin e Ramazanit. Por disa orë para incidentit Khan ishte fotografuar me fansat me orën e tij të luksit, të veshur me 719 diamantë.

Duke folur për identitetin e mundshëm të sulmuesve Khan tha: “Ata janë nga lindja e Londrës, i kam dhënë një emër policisë dhe shpresoj të veprojnë. Dikush që ka qenë pjesë e rrethi tim ma ka bërë këtë”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ‘stadiumin olympic’ të londrës ‘topçinjtë’ e londrës amir khan ‘stadiumin olympic’ të londrës ‘topçinjtë’ e londrës amir khan

Sondazh

Poll