Sport

‘Nuk mbijetojmë dot me lojtarë balerina’/ Plas sherri te Skënderbeu, shkak bëhet…

20 Prill 2022, 07:57 Nga DOSJA
‘Nuk mbijetojmë dot me lojtarë balerina’/ Plas sherri te

KORÇË– Ditën e dielë Skënderbeu do të luajë ndaj Egnatias për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Një përballje vërtetë e vështirë për vetë objektivat që kanë dy skuadrat për t’u larguar nga zona e rrezikut të rënies nga Kategoria. Ditën e djeshme, skuadra korçare mbylli seancën stërvitore, megjithatë jo çdo gjë ka shkuar mirë te bardhekuqtë. Sipas Panorama Sport, ka patur një përplasje mes kapitenit Vangjel Zguro dhe sulmuesit Elvi Berisha. Mbrojtësi pogradecar ka folur rreth angazhimit që duhet të ketë ekipi dhe faktit se duhet të shohin të mirën e ekipit dhe jo atë individuale.

“Kjo është ndeshja e vitit, është ndeshja kyçe e sezonit dhe në qoftë se nuk impenjohemi në këtë takim, turpi do të na shoqërojë të gjithëve gjatë gjithë kohës. Duhet të luajmë si grup, jo si një ekip, që gjithsecili mendon për vete dhe për ngritje të vlerave individuale. Të shmangim egoizmat e tepërt dhe të mos mundohemi të bëjmë të vetëm gjithçka duke ulur kokën dhe vrapuar në fushë”, ishte fjala hyrëse e fjalimit të Zguros, që u pasua nga një batutë e sulmuesit Elvi Berisha në formë replike. Ky reagim i sulmuesit nuk i ka pëlqyer aspak kapitenit.

Në çast ka ndërhyrë trajneri Skënder Gega, i cili i ka kërkuar Zguros të qetësohet.Kjo ka shtuar akoma më shumë nervin te kapiteni i Skënderbeut, që ka theksuar në fund se mbijetesa nuk arrihet nga balerinë në fushë, por nga luftëtarë dhe më pas është larguar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport skenderbeu zguro skenderbeu zguro

Sondazh

Poll