Sport

Brazil-Argjentinë, një miqësore në vendin e kangurëve…

20 Prill 2022, 09:32 Nga DOSJA
Brazil-Argjentinë, një miqësore në vendin e

BRAZIL – Skuadra e Brazilit, lider në renditjen e FIFA-s, do të takohet me Argjentinën në kontinentin e ‘kangurëve’, në një ndeshje miqësore më 11 qershor në “Melburn Cricket Ground” (100.000 vende).

Kjo do të ndodhë pesë muaj para finaleve të Kupës së Botës 2022, që do të fillojnë në Katar më 21 nëntor. Kështu njoftoi të mërkurën ministri i turizmit në qeverinë viktoriane të Australisë, Martin Pakula.

E njëjta miqësore, mes këtyre dy rivalëve të mëdhenj të futbollit amerikano-jugor, është zhvilluar në MCG edhe në 2017, teksa në përfundim kishte parë fitoren e argjentinasve 1-0 para 95 mijë shikuesve.

“Na u tha se ishte një ndeshje e rëndësishme përgatitore për ta në kuadër të Kupës së Botës dhe pritet që të dy vendet të dërgojnë ekipe shumë të forta”,- shpreson ministri Pakula, vendi i të cilit do të presë dy gjigandët e futbollit botëror.

E zgjedhur për komercializëm dhe spektatorët e MCG, pas tyre në Melburn do të zbarkojë edhe Manchester United që do të përballet atje me Melbourne Victory (15 korrik) dhe Crystal Palace (19 korrik).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 28-vjecari brazilian nejmar aksidentohet trajneri i argjentines kryeministër i komonuelthit të australisë 28-vjecari brazilian nejmar aksidentohet trajneri i argjentines kryeministër i komonuelthit të australisë

Sondazh

Poll