Sport

Tinkov, i sëmurë me leuçemi, thirrje Perëndimit të ndalojë masakrën e Ukrainës

20 Prill 2022, 05:36 Nga DOSJA

SPANJE – Nuk është hera e parë që manjati Oleg Tinkov, i cili po zhvillon betejën e tij të veçantë kundër leuçemisë, akuzon Putinin dhe pushtimin rus të Ukrainës. Pak ditë më parë, manjati rus theksoi përmes llogarisë së tij në Instagram, se:

“Jam i sëmurë nga leucemia, një sëmundje vdekjeprurëse, por zemra më dhemb më shumë, pasi pashë luftën dhe sanksionet. Fondacioni ynë vazhdon të ndihmojë mijëra pacientë me kancer të gjakut në Rusi. Tani po blejmë pajisje mjekësore me vlerë shtatë milionëshe, por duam të ndihmojmë drejtpërdrejt refugjatët ukrainas në Itali dhe të plagosurit rusë në Rusi”.

Tonet e kritikave u rritën këtë të martë. “Nuk shoh asnjë përfitues të kësaj lufte të çmendur, në të cilën po vdesin njerëz të pafajshëm dhe ushtarë”,– ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram. Ai theksoi, se “gjeneralët e kuptuan se kishin një ushtri të ndyrë, por sa e mirë duhet të ishte në një vend që është e zhytur në nepotizëm dhe servilizëm”.

Tinkov nga ana e tij denoncon habinë e zyrtarëve dhe biznesmenëve të Kremlinit dhe thekson se “sigurisht që ka idiotë që vizatojnë “Z”-në, një shkronjë që inkurajon fitoren ruse, por idiotët në çdo vend janë 10%. 90% e rusëve janë kundër kësaj lufte! I dashur Perëndim, ju lutem hiqni qafe Putinin dhe ndaloni këtë masakër.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport akuzon putinin ambasadori i ukraines oleg tinkov për lidhjet e tij me putinin vladimir putinit akuzon putinin ambasadori i ukraines oleg tinkov për lidhjet e tij me putinin vladimir putinit

Sondazh

Poll