Sport

“Mbreti” Pelé, sërish në spital për të vazhduar kurimin e kancerit…

20 Prill 2022, 09:55 Nga DOSJA
“Mbreti” Pelé, sërish në spital për të

BRAZIL – Legjenda braziliane Pelé (81 vjeç) është shtruar në spital në Sao Paulo që nga e hëna, si pjesë e trajtimit për kancerin e zorrës së trashë, të diagnostikuar shtatorin e kaluar, njoftoi të martën spitali Albert-Einstein që e trajton atë.

Gjendja shëndetësore e mbretit Pelé është “e mirë dhe e qëndrueshme dhe ai duhet të largohet nga spitali në ditët në vijim”,- thotë institucioni mjekësor.

Kampioni i trefishtë i botës (1958, 1962 dhe 1970) duhet të shkojë në klinikë të paktën një herë në muaj për t’iu nënshtruar ekzaminimeve dhe për të vazhduar kimioterapinë kundër tumorit të zorrës së trashë të zbuluar në shtator, sipas familjes së tij.

Pele u shtrua në spital për dy javë në shkurt, për shkak të një infeksioni të traktit urinar, i zbuluar gjatë kontrollit të tij të zakonshëm mjekësor.

Para diagnozës së zorrës së trashë gjatë shtrimit të tij në spital për një muaj, midis gushtit dhe shtatorit 2021, ish-ylli i Santos dhe “Seleçaos” ishte shtruar në spital në Paris në vitin 2019, më pas u transferua në Sao Paulo për gurë në veshka.

Në Brazil, atij iu hoq një gur në veshka. Në vitin 2014, numri legjendar 10 u shtrua në terapi intensive për shkak të një infeksioni urinar, i cili kërkonte që ai t’i nënshtrohej dializës në veshkën e majtë, pasi e djathta iu hoq në vitet ’70 për shkak të një dëmtimi kur ishte ende lojtar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport legjenda braziliane legjenda pele mbretit pelé legjenda braziliane legjenda pele mbretit pelé

Sondazh

Poll