Sport

Tenistët rusë dhe ata bjellorusë do të ndalohen në turneun e Wimbledonit

20 Prill 2022, 10:34 Nga DOSJA

ANGLI – Sipas faqes sportive të “New York Times”, organizatorët e turneut të Wimbledonit, do të vendosin të përjashtojnë tenistët me kombësi ruse dhe bjelloruse nga turneu i tyre i ardhshëm (27 qershor – 10 korrik).

Kjo do të ishte një masë për agresionin dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia, që nga 24 shkurti. Nuk shpëton edhe Bjellorusia, e cila është aleate e saj.

Ky vendim, do të privonte pjesëmarrjen e disa tenistëve të renditur shumë të lartë në ATP dhe WTA nga turneu prestigjioz i Londrës, si: rusët Daniil Medvedev, numri 2 i botës, Andrey Rublev, renditur i teti, ose Anastasia Pavlyuchenkova, e renditur e 15-ta në WTA, si dhe bjelloruse Aryna Sabalenka (nr.4 në botë) dhe Victoria Azarenka (nr.18).

Më herët në muajin prill, organizatorët e Wimbledonit, thanë se ishin në bisedime me qeverinë britanike, nëse do ta lejonin pjesëmarrjen apo jo të tenistëve rusë dhe bjellorusë.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kjo e fundit nuk ishte sanksionuar nga autoritetet e tenisit. Ata lejohen të konkurrojnë në turne ndërkombëtarë, por nën një flamur neutral. Nga ana tjetër, Rusia dhe Bjellorusia janë të përjashtuar nga garat ekipore si ekipe kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport finalja për titullin wimbledon grand slam të wimbledonit në turne si wimbledon apo roland-garros finalja për titullin wimbledon grand slam të wimbledonit në turne si wimbledon apo roland-garros

Sondazh

Poll