Sport

Paradoks! “Shumëkombëshja” Shkumbini, që përfaqëson qytetin e Peqinit…

19 Prill 2022, 18:09 Nga DOSJA

PEQIN – 19 humbje në 27 ndeshje, 15 prej tyre rradhazi, e kanë kthyer kuadrën e Shkumbinit në një emër rekordesh negativ dhe çudirash. Me paraqitjet e tyre sportive ata kanë siguruar tashmë rënien nga Kategoria e Parë për në të Dytën nga ku erdhën një vit më parë.

 “Siç e shifni situata është katastrofike dhe kjo vjen për arsye se financat janë zero dhe Bashkia e Peqinit nuk e ka marrë fare mundimin me ndihmu futbollin,”- të thotë Florenc Hasbajrami, shefi klubit të skuadrës Shkumbinit në mikrofonin e “Top-Channel”.

 “Ca mund të bëjë një skuadër futbolli me 1 milion lekë të vjetra në muaj, për transferta, për të përgatitjen e ndeshjeve, për rroga lojtarësh, apo ushqim. Sot na iku edhe trajneri…”,- shton Hasbajrami.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, apo jashtë realitetit shqiptar dhe krizës që është futur futbolli e çdo sport nga mungesat e financës apo mbështetja e qeverisë.

Megjithatë çdo e keqe e ka edhe një të mirë edhe në këtë mungesë financash. Pjesëmarrjen në një ligë profesioniste, e ka parë si shpresën e tyre të karrierës një trajner kamerunas, 7 brazilianët, një japonez dhe një djalë nga Bangladeshi, të cilët janë bërë pjesë dhe formojnë skuadrën e Shkumbinit të Peqinit.

Të bësh mbi 9500 km udhëtim për të luajtur pa para në Shqipëri tingëllon pak e çuditshme… “Kishin dëshirë të afirmoheshin në klube profesioniste, ne na pëlqeu kjo punë dhe i tham bujrum…”,– të thotë shefi i klubit peqinas.

Uniformat e Manchester United, apo Sao Paolos, janë thjesht ëndrrat e tyre, sepse realiteti është ndoshta edhe fanela e Luftëtarit, që mban lojtari nga Japonia, pavarësisht se ai si shokët e tjerë, stërvitet me atlete dhe jo me këpucë me taka…

Dy nga 10 lojtarët e pranishëm në këtë seancë stërvitore, janë dy të rinjtë, por ama peqnias, si Arnold Rrushi dhe Ali Llacja. “Ka shumë të huaj në ekip, më e mira do të ishte që djemtë e Peqinit të luanin për Peqinin, por mungesat e financave, bën që të huajt të vijnë dhe të ofrojnë shërbimet e tyre për zero lekë, – të thotë Rrushi. “Gjëja më kryesore për ne është që të mësojmë, pastaj të kemi një karrierë sa më të mirë”,– shton Llacja.

Të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe Kazutaka Sato, 23-vjeçari nga Japonia. “Jam nga Japonia, kam këtu 4 muaj. Kam luajtur futboll në vendin tim me universitetin si amator, por dua të luaj si profesionist, dua të luaj në Europë. Gjeta këtë skuadrën, i shkruajta në facebook dhe erdha. Unë jetoj në stadium… familja ime është në Japoni, do të kthehem atje kur të bëhem futbollist i madh,”- shprehet japonezi që përkon të bëhet futbollist profesionist.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kategoria e pare lorenc tosku kandidati i peqinit ndeshja shkumbini-dinamo kategoria e pare lorenc tosku kandidati i peqinit ndeshja shkumbini-dinamo

Sondazh

Poll