Sport

Pochettino vendos kufinj: “E ardhmja ime? Kam edhe një vit kontratë”

19 Prill 2022, 13:21 Nga DOSJA
Pochettino vendos kufinj: “E ardhmja ime? Kam edhe një vit

FRANCE Pyetjes, se si do t’i motivojë futbollistët në gjashtë ndeshjet e fundit, kur tashmë çështja e titullin kampion është kthyer në një formalitet, trajneri Mauricio Pochettino i PSG-së, u shpreh:

“Motivimi është aty. Titulli nuk është marrë ende. Lojtarët dhe stafi teknik kanë këtë motiv për të patur këtë titull të dhjetë. Duhet të kemi respekt për futbollin, kundërshtarët. Shpresojmë të titullohemi sa më shpejt”.

Trajneri Pochettino, edhe pse respekton zemërimin e tifozëve parizienë, të cilët kanë abandonuar skuadrën, kërkon të qetësojë situatën dhe të bëjë paqe. “Unë duhet të respektoj mendimin e të gjithëve. Jemi në demokraci. Shpresojmë të festojmë së bashku. 

Titulli i dhjetë kampion është diçka e rëndësishme. Për të ardhmen e klubit shpresojmë që të ketë një marrëveshje të mire me tifozët. Është e rëndësishme për të gjithë. Një klub si PSG, me këtë dëshirë për të fituar të gjithë titujt, duhet mbështetur”. 

Trajneri argjentinas ka folur edhe vazhdimësinë dhe të ardhmen e tij.“E ardhmja ime? Unë kam një kontratë njëvjeçare. Është çështje kontraktuale. Pritshmëria, dëshira për të bërë gjithmonë më mirë, për të bërë më mirë që këtë sezon ekziston. Ne ende e kemi këtë dëshirë për hakmarrje,”– ka deklaruar Mauricio Pochettino, gjatë konferencës për shtyp, në prag të transfertës në Angers.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ka akuzuar mauricio pochettinon skuadrën e pochettino trajneri mauricio pochettino ka akuzuar mauricio pochettinon skuadrën e pochettino trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll