Sport

Nis epoka e artë për Milanin? Investcorp gati ‘dhuratën’ e parë; Sterling drejt firmës

19 Prill 2022, 17:13 Nga DOSJA
Nis epoka e artë për Milanin? Investcorp gati

ITALI- Ardhja e Investcorp mund të ndryshojë rrënjësisht perspektivat e Milanit për të ardhmen. Deri tani Elliott ka preferuar të fokusohet, në shumicën e rasteve, te elementë të rinj. Fondi i investimeve me bazë në Bahrein, nga ana tjetër, synon të ndjekë një strategji shumë të ndryshme e cila përfshin lojtarë të kalibrit të lartë.

Negociatat për blerjen e shumicës së aksioneve të klubit priten të mbyllen së shpejti. Më pas, do të jetë koha për të operuar në merkato: disa emra tashmë kanë përfunduar në qendër të vëmendjes, përfshirë Raheem Sterling, jashtë projektit të Manchester City-t për shkak të marrëdhënies së komplikuar që e lidh atë me Pep Guardiolën.

Kontrata e tij skadon në qershor 2023 dhe takimet e ndryshme që janë zhvilluar javët e fundit nuk kanë mjaftuar për të gjetur ekuilibrin e duhur për rinovimin. Operacioni, sipas asaj që u konfirmua nga Gazzetta dello Sport, është i realizueshëm: skicat ekonomike mbeten për t’u përcaktuar, por fuqia e zjarrit e Investcorp nuk njeh kufij.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport itali milan sterling itali milan sterling

Sondazh

Poll