Sport

Një manita që bëri histori: 5-0 e Milanit ndaj Interit në derbin e Kupës së Italisë

19 Prill 2022, 11:30 Nga DOSJA
Një manita që bëri histori: 5-0 e Milanit ndaj Interit në

ITALI- Një vit që nisi me premisa dhe aspirata të tjera, por shumë shpejt u dëshmua si pararojë e zhgënjimeve në disa fronte. Milan në sezonin 1997-1998  drejtuar nga Capello dhe me lojtarë të kalibrit si Maldini, Kluivert, Leonardo, Ba e shumë të tjerë nuk shkoi më shumë se vendi 10, madje edhe jashtë Kupave të Europës.

Në atë vit të komplikuar, kuqezinjtë përjetuan edhe bëmat e Interit, skuadër që luftoi për titullin kampion kundër Juventusit deri në fund dhe gjithashtu fitoi Kupën Uefa duke mposhtur Lazion në finale. Megjithatë, Milan arriti të marrë një kënaqësi të madhe falë Kupës së Italisë: më 8 janar 1998 u zhvillua ndeshja e parë çerekfinale. Dy milanezët sfiduan njëri-tjetrin, me zikaltrit favoritë. Por gjërat dolën krejtësisht ndryshe. Skuadra e Simonit pësoi tre gola në pjesën e pare. Albertini zhbllokoi takimin me penallti, më pas ishin Ganz dhe Savicevic ata që vendosën në këtë fraksion.

Për të kompletuar rezultatin, një autogol i Colonnese në një devijim fatkeq dhe një bombë nga një goditje dënimi nga Steinar Nilsen, sigurisht që nuk la gjurmë të thella në historinë e futbollit italian.Një 5-0 që e bëri rikthimin thjesht një formalitet. Interi fitoi me golin e Brancës, por padyshim kaloi Milani, i cili mposhti Parmën në gjysmëfinale, por u dorëzua ndaj Lazios në finale, duke humbur 3-1 në Olimpico pas fitores 1-0 të ndeshjes së parë në San Siro.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter milan inter milan

Sondazh

Poll