Sport

Juve po përgatitet për revolucionin, Del Piero gati të rikthehet pas 10 vitesh mungesë

19 Prill 2022, 17:39 Nga DOSJA
Juve po përgatitet për revolucionin, Del Piero gati të rikthehet

ITALI- Alessandro Del Piero rikthehet te Juventus, ky mund të jetë një nga revolucionet e reja te klubi bardhezi në sezonin e ardhshëm. Hipoteza se Andrea Agnelli mund të zëvendësohet në krye të Juventusit nuk është e re dhe marrëdhëniet mes presidentit aktual dhe Del Piero-s nuk janë pozitive dhe, në rast se Andrea Agnelli do të largohej, flamuri i Juventusit mund të luante rolin e presidentit të nderit, duke kryer funksionet e ambasadorit të klubit me fuqi vendimmarrëse.

Pastaj është e ardhmja e Allegrit. Është e vështirë, nëse jo e pamundur, të mendosh se ai mund të largohet me një kontratë që skadon në vitin 2025. Megjithatë, nuk ka dyshim se situata e tij nuk është e qetë te Juventus. Gjithçka do të varet nga fundi i sezonit. Me një fitore të mundshme në Kupën e Italisë dhe vendin e katërt, viti i bardhezinjve mund të konsiderohet pozitive.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport del piero juventus del piero juventus

Sondazh

Poll