Sport

Ancelotti, apel për skuadrën: “Jemi shumë afër, por nuk ndihem kampion”

19 Prill 2022, 14:31 Nga DOSJA
Ancelotti, apel për skuadrën: “Jemi shumë afër, por

SPANJE – Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, doli këtë të martë para mediave spanjole në prag të duelit kundër Osasunas (21:30), në transfertën e nesërme në “El Sadar”.

Ai ka folur për situatën aktuale të skuadrës “los blancos”, liderit të shquar të La Ligas, si dhe ka analizuar takimin e nesërm, duke kërkuar kujdes nga të tijtë.

Trajneri italian pranoi se madrilènët janë “afër” fitimit të titullit, por apeloi që të vazhdohet në të njëjtat linja për të marrë tre pikët nesër.

“Ne jemi afër fitimit të La Ligës, por ka ende ndeshje dhe nesër do të jetë e vështirë. Nuk ndihem si kampion, kam shumë përvojë për të pasur këto ndjenja,”- deklaroi ai.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lojtarët e real madridit njihen si “blancos” per te interesohet real madridi trajneri carlo ancelotti lojtarët e real madridit njihen si “blancos” per te interesohet real madridi trajneri carlo ancelotti

Sondazh

Poll