Sport

Tifozët e Liverpool, plan për të mbështetur CR7; zbulohet çfarë do të ndodhë në Anfield

19 Prill 2022, 11:14 Nga DOSJA
Tifozët e Liverpool, plan për të mbështetur CR7; zbulohet

ANGLI- Liverpool do të luajë sot ndaj Manchester United, përballje e vlefshme për javën e 30-të të Premier League. Tifozët e ‘The Reeds’ do të harrojnë për një moment rivalitetin për të mbështetur Ronaldon në një kohë të vështirë. Një numër i tifozëve kanë postuar në Tëitter se ata që do të shkojnë në stadium do të duartrokasin në minutën e shtatë në shenjë respekti për Ronaldon dhe Rodriguez.

Një postim në Twitter shkruhej: “Sapo lexova se tifozët e Liverpoolit do të duartrokasin në mbështetje të Ronaldos në minutën e 7-të të ndeshjes sonte. Tragjedia nuk ka ngjyra.” Një tjetër nënvizoi: “Rivaliteti në anën tjetër. Jeta është shumë më e rëndësishme se rivaliteti i futbollit”.

Ndërsa një tifoz shkruajti: “Unë mendoj se tifozët tanë mund të tregojnë pak klas dhe të tregojnë mbështetjen për Cristianon dhe partneren e tij pasi humbën djalin e tyre. Një duartrokitje në minutën e 7-të? Tregojuni tifozëve të tjerë se çfarë është dhembshuria e vërtetë. Rivaliteti do të thotë asgjë në momente të tilla.” Do të ishte një shfaqje e madhe solidariteti, pa dyshim për këtë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool ronaldo liverpool ronaldo

Sondazh

Poll