Sport

Mbrojtësi i ‘bluve’ të Londrës Rüdiger, gati t’i thotë ‘jo’ Manchester United

19 Prill 2022, 14:08 Nga DOSJA
Mbrojtësi i ‘bluve’ të Londrës Rüdiger, gati

ANGLI – Antonio Rüdiger, mbrojtësi i Chelseas, do të jetë një nga futbollistët për të cilin po luftojnë të mëdhenjtë e Europës, duke qenë se kontrata e tij përfundon më 30 qershor.

Sipas “Manchester Evening News”, gjermani i “bluve” të Londrës do t’i kishte thënë ‘jo’ një oferte hipotetike nga Manchester United.

Arsyeja e refuzimit, përtej nëse ka pasur apo jo mirëkuptim për kushtet e kontratës, do të ishte situata sportive e ‘Djajve të Kuq’, të cilët nuk e kanë të garantuar ende pjesëmarrjen në Champions League të radhës. Kjo e step Rudiger, ai dëshiron ende të luajë në skenat e mëdha të futbollit europian.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 'jo' manchester united antonio rudiger kafshimi i antonio rüdiger 'jo' manchester united antonio rudiger kafshimi i antonio rüdiger

Sondazh

Poll