Sport

Sheikët e Man.City synojnë të zgjerojnë “perandorinë” e tyre edhe në Brazil…

19 Prill 2022, 15:12 Nga DOSJA

ANGLI – Pronarët e Manchester Cityt po punojnë për të shtuar “perandorinë” e tyre edhe me skuadrën braziliane Bahia. “City Football Group” aktualisht zotëron dhjetë klube në mbarë globin dhe po kërkon të zgjerohet më tej.

Burimet e CFG-ut thonë se ka një shans për të arritur një marrëveshje me klubin e kategorisë së dytë të futbollit brazilian. Mësohet se presidenti i Bahias, Guilherme Bellintani ishte në “Etihad” dhe bisedoi me drejtuesit e skuadrës së Pep Guardiolës, teksa ishte në Angli për të parë ndeshjen kundër Atletico Madridit.

CFG ka qenë i lidhur në të kaluarën me Atletico Mineiro, por tani po kërkon të nënshkruajë me një klub, që nuk është në “Top 12”-shen tradicionale në Brazil.

Kësisoj ata tani kanë përzgjedhur Bahian, e cila ra nga kategoria sezonin e kaluar, por aktualisht është në krye të tabelës, pas dy ndeshjeve të para të sezonit aktual.

Nëse arrihet një marrëveshje, brazilianët do të bëhen klubi i shtatë jo-evropian në pronësi të CFG, pasi sheikët arabë kanë në pronësi të tyre edhe ekipe në Nju Jork, Melburn, Japoni, Kinë, Indi dhe Uruguaji.

Përveç kësaj, në “perandorinë” e tyre sportive, “City Football Group” ka edhe katër klube evropiane: City, Girona, Troyes dhe Lommel. Një lëvizje për të blerë edhe NAC Bredan, ka hasur në kundërshtimin e fortë nga tifozët në Holandë, por mbetet e mundur.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport futbollisti i manchester cityt në prag të ndeshjes ndaj manchester cityt trajneri i manchester cityt futbollisti i manchester cityt në prag të ndeshjes ndaj manchester cityt trajneri i manchester cityt

Sondazh

Poll