Sport

Komentatori i Rangers nuk kursehet ndaj Rocco Vata-s, agjenti e akuzon për racizëm

19 Prill 2022, 18:09 Nga DOSJA
Komentatori i Rangers nuk kursehet ndaj Rocco Vata-s, agjenti e akuzon për

SKOCI– Një ngjarje jo pozitive ka ndodhur gjatë gjysmëfinales së Glasgow Cup midis Celtic B dhe Rangers B, dy skuadrave që historikisht kanë një rivalitet të ndezur. Komentatori i Rangers TV është akuzuar për një koment racist nga agjenti i Rocco Vata-s, djalit të ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, i cili luajti për Celtic në vitet 1993-1996.

Vata ishte një nga lojtarët për të goditur penalltinë dhe Miller kishte për detyre të mbulonte komentin e ndeshjes. Ndërsa Vata po shkonte për të goditur, Miller dëgjohet në koment duke thënë.”Ai (Rocco Vata) është i kualifikuar për të luajtur futboll ndërkombëtar për Skocinë, Shqipërinë dhe Republikën e Irlandës. Merreni me mend se cilin ka zgjedhur.”

Murray shkroi në Twitter si përgjigje: “Koment i neveritshëm racist nga komentatori. Ai më vonë shtoi: “Absolutisht nuk ka nevojë për këtë koment, por asgjë nuk më befason nga ky klub.” Të dy tweet-et u fshinë brenda pak minutash.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport rocco vata skoci rocco vata skoci

Sondazh

Poll