Sport

Tirana rikthehet në shtëpi, titulli kampion do të festohet në ‘Selman Stërmasi’

19 Prill 2022, 11:04 Nga DOSJA
Tirana rikthehet në shtëpi, titulli kampion do të festohet

TIRANË- Ditën e dielë, Tirana do të luajë ndaj Kastriotit për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Gjatë këtij viti, stadiumi pritës ka qenë ‘Air Albania’, por tani situata ka ndryshuar. Pas 7 muajsh mungesë, klubi bardheblu do të rikthehet të luajë në ‘Selman Stërmasi’ dhe në rast fitoreje kombinuar me një rezuzltat negativ të Laçit, atëherë klubi bardheblu mund të festojë titullin e 26-të kampion.

Fusha e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ nuk është në gjendje perfekte, por klubi është i detyruar të luajë në një tjetër impiant, pasi ‘Air Albania’ po bëhet gati për për të pritur finalen e Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport tirana tirana

Sondazh

Poll