Sport

Përgjimet dhe skandali i Superkupës, Pique thotë fjalën e tij; Asgjë për të fshehur

19 Prill 2022, 10:50 Nga DOSJA
Përgjimet dhe skandali i Superkupës, Pique thotë fjalën e

SPANJË-Pas publikimit të disa dokumenteve konfidenciale dhe përgjimeve për transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, Gerard Pique thirri menjëherë një konferencë për shtyp për të shpjeguar se çfarë ndodhi me kompaninë e tij televizive Cosmos mbi detajet financiare për Superkupën e Spanjës që do mbahej në Arabinë Saudite.

“Jam shumë krenar për këtë marrëveshje, sepse për futbollin spanjoll është një marrëveshje e rëndësishme, plotësisht e ligjshme dhe për mendimin tim nuk ka konflikt interesi – shpjegoi mbrojtësi i Barçës – nuk kam asgjë për të fshehur”. Futbollisti spanjoll u shfaq në një konferencë për shtyp në kanalin e tij Tëitch, në të cilën ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve që më shumë se 40 media të lidhura donin t’i bënin atij në lidhje me komisionet për Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, për të cilën kompania e mbrojtësit përfitoi në total 24 milionë euro.

“Ajo që nuk do të bëj është të marr vendime sipas asaj që mendojnë njerëzit – tha ai -. Nuk kam asgjë për të fshehur. Kjo është arsyeja pse jam këtu dhe nëse është e nevojshme jam këtu deri në tre të mëngjesit”. “Ne kemi kontakte të shkëlqyera në Lindjen e Mesme dhe njerëzit në Arabinë Saudite na thanë se donin të sillnin disa evenimente futbollistike në vendin e tyre – vazhdoi ai -. Duke parë panoramën, vendosëm të bisedonim me Rubiales (president i Federatës Spanjolle të Futbollit). “Ne i propozuam Kosmos të ndryshojë edhe formatin – përfundoi Piqué .

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona pique barcelona pique

Sondazh

Poll