Sport

Mercedes, Wolff i dorëzuar; Nuk kemi alternativë tjetër, me këtë makinë deri në fund

19 Prill 2022, 10:34 Nga DOSJA
Mercedes, Wolff i dorëzuar; Nuk kemi alternativë tjetër, me

ANGLI– Për herë të parë në epokën hibride, Mercedes është disi larg rivalëve kryesorë si Ferrari dhe Red Bull.  Pas tre Grand Prix-eve të para, Mercedes ka zhgënjyer dhe drejtuesit shpresojnë të ngushtojnë hendekun e performancës sa më shpejt që të jetë e mundur dhe, me një javë pushim midis garave, kjo duket se është një kohë ideale për të punuar me makinën.

Por Toto Wolff hodhi poshtë idenë për të sjellë ndonjë përmirësim të ri përpara Çmimit të Madh të Emilia Romagna-s në fundjavën e ardhshme.

“Kemi qenë edhe më parë në kushte të tilla të vështira. Na duhet të jemi të duruar, pasi e dimë që ka shumë zona ku duhet punuar dhe të kuptojmë akoma më shumë makinën. Personalisht jam i bindur në fuqinë që ka makina tonë, por na duhet të përmirësohemi në pistë”, u shpreh Toto Wolff, shefi i Mercedes.

“Nuk kemi alternativë tjetër, për të ndërtuar një makinë të re, pasi duhen muaj punë për të sjellë në pistë një makinë tjetër. Nuk kemi alternativë tjetër veçse të kuptojmë edhe më shumë këtë makinë dhe më pas ta ndryshojmë atë në favorin tonë”, tha Wolff.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport formula 1 mercedes toto wolff formula 1 mercedes toto wolff

Sondazh

Poll