Sport

‘Zebra, po vij së shpejti’, Mbappe ‘çmend’ tifozët bardhezi, poston mesazhin e kodifikuar

15 Prill 2022, 10:22 Nga DOSJA

FRANCË- Kilian Mbappe ka postuar së fundmi një story në rrjetin social instagram duke emocionuar tifozet bardhezi të juventusit.

Ylli francez publikoi një mesazh enigmatik me fjalët “Zebra, vij së shpejti”, duke lënë të hamendësohet për një transferim të mundshëm të tij tek Juventus.  Zebra është simboli i përjetshëm i Juventusit në Serie A, kështu që mesazhi i çuditshëm i sulmuesit francez i bëri tifozët të ëndërrojnë për ardhjen e tij në Torino.  

Praktikisht një marrëveshje e pamundur pasi sulmuesi pritet të bëhet pjesë e Real Madridit, duke iu bashkuar trajnerit italian Carlo Ancelotti dhe kolegut të tij francez Karim Benzema. Sulmuesi do të jetë i lirë kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor dhe nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re për të qëndruar në Paris, edhe pse kjo nuk është plotësisht e përjashtuar. 

(F.A/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carlo ancelotti karim benzema kylian mbappe carlo ancelotti karim benzema kylian mbappe

Sondazh

Poll