Sport

Ngazëllimi i Glasner, u pasua me një kërkim faljeje ndaj Xavit…

15 Prill 2022, 09:00 Nga DOSJA

GJERMANI – Oliver Glasner (47 vjeç) përjetoi momentin më të madh të karrierës së tij si trajner në “Camp Nou”, duke kaluar në gjysmëfinale të Europa League me Frankfurtin.

Në mesin e pjesës së dytë, teksa Filip Kostic shënoi golin e tretë për Eintrahtin, trajneri austriak Glasner shpërtheu nga gëzimi, por ai nuk e kontrolli veten se po festonte në drejtim të pankinës së Barçës rreth trajnerit të tyre Xavi Hernandez (42 vjeç).

Pas diskutimeve të nxehta në zonën neutrale, Glasner ishte shumë i shqetësuar për të sqaruar diçka me homologun e tij spanjol. Ai i kërkoi falje, se festoi golin e tretë në drejtim të pankinës së Barcelonës. “Ky nuk ishte në asnjë mënyrë qëllimi im”,– tha austriaku i Eintrahtit.

Kur lojtarët e tij u rreshtuan për dhe tifozët bërtitën me zë të lartë emrin e Oliver Glasnerit, trajneri i Eintracht Frankfurt nuk e përmbajti veten, por rrëshqiti në fushën e blertë nga entuziazmi.

Të dielën (17.30) Frankfurt do të vazhdojë me ndeshjen jashtë fushe të Bundesligës në Union Berlin. Ndërkohë, më 28 maj, Eintrahti do të udhëtojë drejt Anglisë për t’u përballur në gjysmëfinalen e parë të Europa League ndaj West Ham, kthimi do të jetë më 5 maj në Frankfurt.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eintrachtit frankfurtit eleminimi nga europa league rikthehet europa league trajneri austriak glasner eintrachtit frankfurtit eleminimi nga europa league rikthehet europa league trajneri austriak glasner

Sondazh

Poll