Sport

Cristiano Jr. imiton të atin: “Më thotë, babi duro edhe disa vite se dua të luaj me ty”

15 Prill 2022, 08:30 Nga DOSJA

ANGLI – Cristiano Ronaldo Jr. bëri debutimin e tij si golashënues te U-12 të Manchester United. Ai shënoi golin e pestë të skuadrës që mundi Gironés Sabat, gol që ai e festoi në të njëjtën mënyrë si babai i tij.

Në fillim të shkurtit, djali i yllit portugez u prezantua zyrtarisht si lojtar i “Djajve të Kuq”, ndërkohë që sot ai shënoi golin e tij të parë për Mançesterin.

Cristiano Ronaldo Jr e nisi lojën në stolin e zëvendësuesve dhe hyri në fushë në pjesën e dytë, kur shokët e tij tashmë kishin një avantazh në lojë. Pas një goditjeje dënimi në zonën e vogël e portës rivale, ai goditi topin dhe shënon 5-0.

Djali i madh i CR7 vrapoi drejt një cepi fushe dhe kërceu identikisht si babain e tij ku festonte shënimin e një goli. Të gjithë shokët vrapuan për ta përqafuar, Cristiano Ronaldo Jr. kishte veshur numrin 24, ndryshe nga babai i tij, i cili luan me 7 mbi shpinë.

Djali i lojtarit legjendar portugez është vetëm 11 vjeç, ndërsa kapiteni i kombëtares portugeze është 37, duke iu afruar pensionit. Por një nga ëndrrat e Cristiano Ronaldo Jr. është të luajë përkrah të atit, të cilit i ka kërkuar të durojë dhe ta vazhdojë karrierën derisa të luajnë së bashku. “Djali im më thotë: ‘Babi, duro edhe disa vite, dua të luaj me ty’”,- tha CR7 disa javë më parë, pasi djali i tij u bë pjesë e Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport christiano ronaldo cristiano ronaldo jr cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë manchester united ka zyrtarizuar christiano ronaldo cristiano ronaldo jr cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë manchester united ka zyrtarizuar

Sondazh

Poll