Sport

Formula 1/ Grand Prix i Miamit në rrezik. Banorët ankohen për zhurmat…

15 Prill 2022, 08:06 Nga DOSJA
Formula 1/ Grand Prix i Miamit në rrezik. Banorët ankohen për

SHBA – Banorët në zonën përreth stadiumit “Hard Rock”, ku është planifikuar të zhvillohet Grand Prix i Formula 1 në Miami më 8 maj, kanë ngritur një padi të minutës së fundit për të parandaluar zhvillimin e garës sepse, ata pretendojnë se do të shkaktojë një “zhurmë e patolerueshme”.

Tani një gjyqtar duhet të vendosë deri të hënën e ardhshme, nëse do të lejojë të zhvillohet gara e pestë e botërorit në Formula 1, e cila do të zhvillohet në një pistë të improvizuar rreth stadiumit të ekipit të futbollit “Miami Dolphins”, raportoi gazeta “El Nuevo Herald” të enjten.

Vitin e kaluar një gjykatës hodhi poshtë një padi, duke pretenduar se efektet e mosmarrëveshjes së Grand Prix do të ishin diskriminimi racor, duke pasur parasysh se më shumë se 70% e popullsisë së “Kopshteve të Miami” është e banuar nga afrikano-amerikanë.

Gjykatësi i gjykatës së Miami-Dade, Alan Fine, sipas “Miami Herald”, tha: “ Disa gjykata para meje i kanë rezistuar tundimit për të vendosur për diçka që ende nuk është vendosur, nuk duhet të pres për të parë nëse kryetari i qytetit “do të sqarojë nëse i japin kategorinë e ngjarjes speciale kësaj gare.

Jemi në këtë gjendje ‘limbo’, përpara lëshimit të një leje për ngjarje të veçanta. Është një vend shumë i pakëndshëm për sallën e gjyqit,”– është shprehur gjyqtari.

Paditësit kanë cituar një studim që vlerëson, se ngjarja do të gjenerojë deri në 97 decibel zhurmë në shtëpi brenda një rrezeje prej 2.5 miljesh (4 kilometra) nga stadiumi “Hard Rock”.

Në vitin 2020, Formula 1 dhe pronarët e stadiumit “Hard Rock” njoftuan nënshkrimin e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare për të kryer këtë kompeticion, pas një përpjekjeje të dështuar për të kaluar garën në qendër të qytetit të Miamit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport grand prix albert park nga 18-21 nëntor grand prix të anglisë në historinë e kampionateve në formula 1 grand prix albert park nga 18-21 nëntor grand prix të anglisë në historinë e kampionateve në formula 1

Sondazh

Poll