Sport

Barça, natë makthi në Europë. Jo vetëm u eliminua, por ‘humbi’ edhe Pedrin

15 Prill 2022, 10:07 Nga DOSJA

SPANJE – Nata europiane e Barcelonës nuk ishte sigurisht ajo e shumëpritur. Përveç humbjes, me eliminim nga Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, klubi katalanas humbi edhe yllin Pedri për shkak të një dëmtimi.

Mesfushori mori një goditje në finalen e pjesës së parë dhe më pas u zëvendësua në pjesën e dytë nga Frankie de Jong.

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, lojtari ka një problem me tendinat e gjurit, që me gjasa mund ta detyrojë futbollistin e ri të talentuar të humbasë pjesën e fundit të sezonit në La Liga.

“Testet e bëra mëngjesin e sotëm e kanë konfirmuar se Pedri ka një këputje në bicepsin e majtë të femorisit. Ai është jashtë skuadrës dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij,”- ka njoftuar klubi i Barcelonës në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport futbollisti i barcelonës katalanasve të barcelonës mesfushori pedri të mërkurën në ‘camp nou’ do të zhvillohet një konferencë lamtumire futbollisti i barcelonës katalanasve të barcelonës mesfushori pedri të mërkurën në ‘camp nou’ do të zhvillohet një konferencë lamtumire

Sondazh

Poll