Sport

Postimi i Mbappe ‘bën lëmsh’ merkaton, tifozët e Juventusit ëndërrojnë (MOTIVI)

15 Prill 2022, 10:17 Nga DOSJA

ITALI– Kylian Mbappe te Juventus? Marrëveshja duket praktikisht e pamundur, por sulmuesi i PSG, po i bën tifozët të ëndërrojnë. E gjitha kjo për shkak të një postimi në Instagram nga sulmuesi francez, me një mesazh enigmatik. “Zebër, po vij”, i shoqëruar me një orë rëre.

Ndoshta një marreveshje sponsorizuese, por zebra ka qenë gjithmonë simboli i Juventusit.Kështu Mbappé gjatë natës u përmbyt nga mesazhet e tifozëve të Juventusit të cilët filluan të fantazojnë për ardhjen e tij në Torino në vend të Dybalës dhe Bernardeschit.

Por, Mbappe sapo i ka “hedhur më shumë benzinë” zërave të merkatos dhe mbetet për të kuptuar në vijim se çfarë ka dashur të nënkuptojë lojtari me “Zebrën” teksa tifozët e Juventus kanë nisur të ëndërrojnë për sulmuesin me 10-tën legjendare të bardhezinjve në shpinë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus mbappe psg juventus mbappe psg

Sondazh

Poll