Sport

City për të zëvendësuar Fernandinhon, nis tjetër ‘luftë’ me Realin për Tchouamenin

15 Prill 2022, 10:29 Nga DOSJA
City për të zëvendësuar Fernandinhon, nis tjetër

ANGLI – Përpos gjysmëfinales së Champions League të këtij edicioni, mund të ketë edhe një përplasje tjetër mes dy të mëdhenjve europianë si Real Madrid dhe Manchester City. Kësaj here do të jetë për talentin francez Aurelien Tchouameni të Monakos.

Real Madrid prej disa kohësh është në gjurmët e lojtarit, i cili sezonin e ardhshëm mund të zërë vendin e Kroos në mesin e fushës, me bisedimet që deri dje dukej se po shkonin pa probleme.

Por lamtumira e brazilianit Fernandinho, e paralajmëruar nga vetë lojtari, duke e befasuar edhe trajnerin Pep Guardiola të Cityt, ka bërë që të ndryshojnë kartat në tavolinë, pasi klubin anglez ka çuar sinjale se do të ishte gati të hynte në negociata për t’i rrëmbyer madrilènëve lojtarin 22-vjeçar.

“Football Insider” raporton, duke shpjeguar se francezi, i lidhur me klubin monegask deri në vitin 2024, është ngjitur në krye të listës së Manchester Cityt për të zëvendësuar ekspertin brazilian me mesfushorin e Monacon, që është gati gati ta shesë lojtarin në verë për një shifër të rëndësishme, që mund të rritet më tej, nëse dy klubet do të konkurronin në një ankand.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aurelien tchouameni blerjes verore të manchester cityt real madridin të ëndërrojë haaland dhe mbappe aurelien tchouameni blerjes verore të manchester cityt real madridin të ëndërrojë haaland dhe mbappe

Sondazh

Poll